Artisti nga Struga dhe këngëtari shumë i njohur i grupit të famshëm i ”Shekullit të Dreqit” , Qani Allka, nëpërmjet këngës të realizuar ”’A do të marri fund kjo lojë”’sulmon” politikën shqiptare në Maqedoni duke e quajtur mashtruese dhe një lojë pa fund, sepse deri tani vetëm fjalë boshe dhe premtime të pa relizuara duke shikuar vetëm interesin personal, shkruan Struga Ekspres.
Qani Allka dhe ”Shekulli i Dreqit” ,nëpërmjet këngës pasqyron realitetin e hidhur shqiptar, pikërisht e katandisur keq nga politika e mbrapshtë shqiptare, duke e shkatërruar dhe kulturën shqiptare dhe duke e quajtur tragjedi kombëtare.
Qani Allka ngre zerin fuqishëm duke goditur fortë me vargjet:
”A do të marri fund kjo lojë, kokën me akull na lajnë, plotë me rrena na thanë, shtiren se janë të mirë,por gjakun na kanë pirë.Shekulli i Dreqit është nje nga grupet e para që godet fortë partitë politike dhe realitetin e hidhur të krijuar prej kohësh.(Struga Ekspres)