Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShowbizKëngëtarët që lanë muzikën për t’iu përkushtuar fesë (FOTO)

Këngëtarët që lanë muzikën për t’iu përkushtuar fesë (FOTO)

.
Me kalimin e viteve disa artistë të njohur të estradës të cilët ishin ndër më të njohurit për publikun shqiptar u larguan përfundimisht nga muzika që bënin për t’iu përkushtuar fesë islame.
Këngët e tyre mbetën në arkivën e artë të muzikës shqiptare.

Sigurisht të gjithë i mbani mend këngët e dashurisë për të cilat ishte bërë i njohur Adem Ramadani.

Por, ka disa vjet që Ramadani ka braktisur përfundimisht muzikën, atë që dikur e kishte hobi, qejf.

Tash e disa vjet, Ramadani është shumë i përkushtuar ndaj fesë dhe atë mund ta shihni duke kënduar vetëm ilahi.

Adem Ramadani nuk është i vetmi që la muzikën për fe.

Të gjithë ishin dashuruar me muzikën që bënë rock grupi i njohur “TNT”.

E pikërisht vokalisti i këtij grupi Ferki Shala u largua përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Nga një rocker me flokë të gjata e zingjire në qafë, ai u transformua krejtësisht në një person tjetër duke lëshuar mjekrën e duke kënduar edhe ilahi.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se kjo rrugë që kishte zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli tepërt që kishte konsumuar.

Ai ishte ndër kompozitorët më të njohur shqiptar me qindra krijime artistike.

Është ky Enis Presheva i cili gjithashtu ka disa vjet që ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments