Kasami: BESA në pranverë hyn në qeveri!?

0
8
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Pak pas përçarjeve që ndodhën brenda Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe nga deklaratat pas takimit mund të parashikohej që Besa, së paku ajo pjesë që e përkrah Kasamin, jo vetëm që do t’i përkrahë ligjet e shumicës qeveritare, por se ekziston mundësi dhe të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, shkruan prizma.mk.
“Sipas fjalëve të Zaevit, rikonstruimi i parë qeveritar pritet në pranverë dhe ai na ofroi të mendojmë nëse atëherë do të kyçemi në Qeveri”, ka deklaruar Kasami.

Ai thekson se partia e tij posedon kuadro me të cilat mund të kontribuojë në Qeveri. Kasami rikujton se nga pesë deputetët e partisë, tre veçmë kanë nënshkruar se mbeten te BESA, shkruan BIRN edhe pse për momentin Kasami ka përkrahje nga vetëm dy deputetë të kësaj partie.