Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKaq vota duhen për të fituar që në raundin e parë!

Kaq vota duhen për të fituar që në raundin e parë!

Nesër duhet të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve gjegjësisht 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit në këtë rast 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar gjegjësisht 723.253 votues që është paraparë me nenin 121 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave përsëritet tërë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta me votim të fshehtë në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!