Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKaos në Amerikë prej koronavirusit, njerëzit boshatisin dyqanet (FOTO/VIDEO)

Kaos në Amerikë prej koronavirusit, njerëzit boshatisin dyqanet (FOTO/VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga frika e përhapjes së koronavirusit. Në disa pamje të bëra publike shihet se si blerësit e shqetësuar në Nju Jork boshatisin raftet për t’u furnizuar me ushqime.

Por, nga fotot e publikuara duket qartë se produktet më të blera janë dezinfektuesit dhe termometrat. Bumi i blerjeve në SHBA ka nisur që pas konstatimit të rasteve të para me koronavirus në vend.

Nga mbi 88.900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar. Që atëherë, mbi 3000 njerëz kanë humbur jetën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments