Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKandidatët për president nënshkruan Kodeksin për zgjedhe korrekte

Kandidatët për president nënshkruan Kodeksin për zgjedhe korrekte

Kandidatët për presiden, Bujar Osmani, Arben Taravari, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Stevçe Jakmiovski sot kanë nënshkruar Kodeksin për mirësjellje në fushatë.

“Stevo Pendarovski para mediave dhe para anëtarëve të KSHZ-së tha se Kodeksi i fushatës është i rëndësishëm për kandidatët dhe fushatën e tyre.

Kandidati i “Frontit Evropian” Bujar Osmani tha se ai edhe në të kaluarën nuk ka ofenduar dhe nuk ka sulmuar asnjë kundërshtar politike dhe nuk e ka ndërmend që të thyejë kodeksin etik për fushatë.

Kandidati i “Koalicioni VLEN”, Arben Taravari tha se si kandidat do të mbështes kushtet e këtij Kodeksi edhe pse ka vërejtjet e veta. Ai tha se debat mes kandidatëve shqiptarë do të ketë.

Stevçe Jakimovski para të pranishmëve tha se nuk është dakord që në fushatë nuk do të ketë debate mes kandidatëve për president. Ai tha se shteti i diskriminon partitë e vogla dhe për këtë ai nuk e ka mendjen të nënshkruajë këtë kodeks pasi gara për të nuk është e barabartë.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova para të pranishmëve tha se fushata do të ketë pakënaqësi pasi pushteti manipulon duke përdorur resurset shtetërore.

Kandidatët opozitarë Maksim Dimitrievski dhe Biljana Vankovska kanë thënë mes tjerash se fushata nuk do të jetë korrekte dhe demokratike.

Vlen të theksohet fakti se kandidatët në fund patën një diskutim të vogël me kundërthënie dhe në fund të gjithë bënë një foto familjare, së bashku me anëtarët e KSHZ-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!