Kanadaja ka hapur dyert për të mirëpritur rreth 1 milion emigrantë në harkun kohor 2019-2022.
Sikurse raportojnë mediet kanadeze parlamenti ka njoftuar se do të shtohen 1 milion banorë të përhershëm në këtë periudhë, çka do të përbëjë 1% të popullsisë.
Kjo nuk është hera e parë që shteti kanadez mirëpret emigrantë nga vendet e tjera. Në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm. Në 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë, shkruan Opinion.
Ky fluks emigrantësh do të rrisë fuqinë e punës. Kjo lloj nisme është marrë edhe nga shumë vende të tjera perëndimore.