Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionÇ'ka të shtyn ministër Arbër Ademi të merresh vetëm me Komunën e...

Ç’ka të shtyn ministër Arbër Ademi të merresh vetëm me Komunën e Gostivarit?


Ç’ka të shtyn Ministër Arbër Ademi të meresh vetëm me Komunën e Gostivarit?

Nga Selim Iljazi

Pyetja që lind, si mundet që persona të tillë “si ministër Arbër Ademi” të bëjnë politikat e arsimit? A thua vetëm në Gostivar dhe fshatrat për rethë ka shkelje të detyrës nga kryetari i Komunës Gostivarit po sa herë ty kujtohet Ministrit të Arsimit të marë kompetencat Komunës, apo është vetëm hakmarje pse Komunën e Gostivarit e udhëheq opozita.
Në Maqedonie e Veriut kemi shumë probleme me shkollat ku nuk ka kushte elementare për mësim, ku ende emrat e disa shkollave smundet me i ndryshua, ç’ka të shtyn ministër të meresh vetëm me Komunën e Gostivarit.
Ministër sa herë të kujtohet i merë kompetencat nga Komuna, më shumë e pësojnë nxënësit nëpër shkolla se sa drejtorër partiak dhe arsimtarët që i emron ty.
Gati ç’do ditë rinia ikën nga ky vend, gati ç’do ditë ministët të zbrazen shkollat, këto janë faktorët që edhe shkollat i keni shëndrua në shtabe partiake, dhe në arsim punon sotë nëse je me partin në pushtet, nuk e kuptojmë kushë është drejtorë sotë kushë është profesor, pranoni në punë njerëz joadekuat vëtëm pse është bashkpartiak apo familjar i juaj, kurse largoni nga puna njërëz profesionistë.
Ministër, ju mundë të jeni kundër opozitës, por nuk duhet të jeni kundër shkollave ku më shumë e pësojnë nxënësit, me fjalë dhe fjali boshe nuk ndërtohet arsimi zotri Ministër, e pa arsim nuk kemi të ardhme Ministër. Në Maqedonin e Veriut klanet e mbështetura nga politika po vazhdojnë të abuzojnë me arsimin ministër. Ministër mundohu që politika të qëndrojë sa më larg arsimit.

Selim Iljazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments