Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKamçev deri te Boki 13: Dua të jem i pastër; Boki 13:...

Kamçev deri te Boki 13: Dua të jem i pastër; Boki 13: Përgatiti paratë! (VIDEO)

Dy orë janë numëruar paratë me dorë dhe janë lidhur me llastikë, të vendosur në një valixhe të stilizuar që përshtatet me stilin e Boki 13, bën shaka Orce Kamçevi me Bojan Jovanovskin në regjistrimin e ri 12 minuta e gjysmë, të lëshuar sot në mëngjes nga e përditshmja italiane “La Verita”.

“Unë e bëra një specifikim ta shikosh, klasa e parë. Kaligrafi. Kam kapërcyer veten time dhe vendosa risi nga lart, në bullgarisht. Hahahaha”, tha Orce Kamçev.

Bisedimet bëhen mes Kamçevit, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Atëherë, biznesmeni Kamçev, ishte në arrest shtëpiak për lëndën Perandoria, ndërsa sot, dy bashkëbiseduesit janë në Shutkë si të dyshuarit e vetëm për zhvatjen. Kamçev në audio regjistrimin thotë se është gati të paguajë, por dëshiron të jetë i pastër.

Biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki 13

Orce Kamçev: Shef unë pres të më tregosh. Unë dhe ti shihemi sy më sy, unë dhe ti përfundojmë, dhe i japim fund historisë. Do të tregoj, a mundet kështu, a mundet kështu, ti thua mundet…

Boki 13: Gradualisht.

Orce Kamçev: A?

Boki 13: Gradualisht.

Orce Kamçev: Jo, prej këtu assesi nuk mundet të bëhet, qartë.

Boki 13: Përgatiti ato javën tjetër.

Boki 13 i garanton bashkëbiseduesit se puna do të përfundojë për tre persona që negocion. Diskutohen edhe opsionet rreth asaj se sa do të kushtonte zhvatja, nëse rasti do të transferohej në prokurorinë republikane, kështu që Jovanovski thotë se atëherë PSP do të dorëzonte vetëm një pjesë të rastit. Dhe nëse i dorëzohet Prokurorisë së rregullt, apo nëse vazhdon të jetë PSP-ja kompetente, shuma do të ishte e ndryshme, i thotë Jovanovski Kamçevit.

“Nëse vazhdon PSP ta punojë lëndën, pika e parë do të jetë heqja e masës së arrestit shtëpiak, ato themelore që do t’ju tregoj dhe data që do t’ju tregoj. A thua në momentin e njëjtë, ose një javë më vonë, apo pas 10 ditëve do ti kthehet pasaporta, me ndonjë marrëveshje, që ka ai me kompanitë e huaja”, u shpreh Bojan Jovanovski (Boki 13).

Bisedat besohet se janë filmuar në hapësirë të mbyllur. Një pjesë e audios korrespondon me videon e djeshme nga La Verita, për atë se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec hyjnë në shtëpinë e Kamçevit në Zlokuqan dhe i marrin paratë në çantë Luis Viton. Prokuroria e rregullt mohon se pamjet dalin prej atyre, por gjatë zbulimit të hetimit Reket, Joveski dhe Ruskoska thanë se për rastin ka audio dhe video dëshmi./Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments