Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniKamberi, pas humbjes: Janë dreqërit tonë nga radhët e shqiptarëve që votuan...

Kamberi, pas humbjes: Janë dreqërit tonë nga radhët e shqiptarëve që votuan SPS-in e Daçiqit

Për herë të parë pas 15 vjetësh në Kuvendin e Serbisë nuk do të ketë asnjë deputet shqiptar.

Shaip Kamberi, për 13 vota, nuk arriti të fitojë një ulëse në këtë kuvend, për herë të dytë, duke marrë 598 vota nga 611 sa i duheshin.

E Kamberi është i bindur se këtë e kanë bërë “dreqërit nga radhët e shqiptarëve”.

“Kësaj here më duhet të them patjetër se jo ndoshta shteti serb por, citoj presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, janë dreqërit në radhët tona ata që e pamundësuan këtë përfaqësim. Gjashtë vota në Tërnocin gjithëshqiptar janë dhënë për SPS-in dhe 10 vota të tjera janë të pavlefshme, të cilat janë në funksion të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Ivica Daçiqit. Mjerisht ndodhi kështu”.

Ai, në një intervistë në Klan Kosova, tha se bashkë me komisionerët e qendrës së votimit do të shqyrtojnë materialin dhe do të shohin të gjithë mundësitë për t’u ankuar.

Kandidati i vetëm shqiptar thotë se ka pasur presione të vazhdueshme në njësinë numër 6 të Tërnocit, ku u votua për herë të tretë, nga partia e Ivica Daçiqit dhe ajo e Aleksandar Vuçiqit.

“Assesi nuk mund të lejojmë që të biem pre e presioneve, të cilat SPS-i dhe SNS-i këto ditë radhazi i kanë bërë në këtë njësi qendrore, sepse me emërimin e njerëzve nga Kraleva, Ranillugu dhe Beogradi ishte formë e presionit dhe shëtitja e makinave të zyrtarëve të Serbisë gjatë tërë ditës në Tërnoc ishte po ashtu një formë presion që dyshojmë se së paku te këta individë që kanë dhënë votën për SPS-in apo s’kanë dhënë votën për koalicionin tonë, duke i bërë të pavlefshme, kanë mundur të kenë ndikim”.

Ai ka deklaruar se për të ka qenë e pritur që do të ketë presion nga shteti i Serbisë për të penguar zgjedhjen e tij, por thotë se nuk e ka pritur që Partia Socialiste e Serbisë e Daçiqit të marrë vota në Tërnocin e shqiptarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments