Më 15 shtator anëtarët e KAB Strugës, në mesin e të cilëve edhe Uka 7 vjeçar, ngjitën majën e Gjeravicës 2656 m lartësi mbidetare. Gjeravica përndryshe është edhe maja më e lartë e Alpeve shqiptare në anën e Kosovës. Pamja mahnitëse e Bjeshkëve të Nemuna, liqenet malore, koha e mirë me diell, Uka i vogël, energjia pozitive e grupit dhe mikpritja zemërgjerë nga anëtarët e klubit #Rrasa e zogut e bënë të paharrueshëm këtë aktivitet tonin!