Jonida Maliqi nderon Shqipërinë në “Eurosong”, shkon në finalen e madhe (VIDEO)

0
25

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.panorama