Joe Biden fshiu lotët pasi foli me një infermiere të Kujdesit Intensiv në lidhje me nëntë muajt e saj të fundit duke trajtuar pacientë me COVID-19 ndërsa zbuloi se stafi në spitalin e saj ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë një test për Covid.
Presidenti i zgjedhur po zhvillonte një takim virtual me punëtorët e vijës së frontit nga një teatër në Delaware të mërkurën, të cilin ai e përdori si një mundësi “për të marrë në shënjestër” administratën Trump për dështimin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve të infermierëve për ndihmë.
Sidoqoftë, Biden, i cili tha se ai kaloi kohë ‘të konsiderueshme’ në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit, u prek ndërsa dëgjoi rrëfimin e Mary Turner.
“Ju më keni emocionuar”, i ka thënë Biden, asaj.
Turner kishte folur me lot për ankthin e infermierëve ndërsa rastet e coronavirusit në të gjithë vendin rriten dhe sistemet spitalore fillojnë të mbingarkohen.
“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.
Ajo i tha Biden se ata ishin duke parë një ‘rënie të shpejtë të numrit të shtretërve spitalorë’ dhe foli për dëmet mendore që pandemia u kishte shkaktuar tashmë stafit.
Ndërkohë Biden ka thënë se ‘kushdo që kaloi kohë të konsiderueshme në Kujdes Intensiv, ashtu si unë për muaj të tërë, … vëzhgoi tendosjen e jashtëzakonshme mendore të infermierëve në njësitë e Kujdesit Intensiv’, shtoi ai, duke iu referuar kohës që kishte kaluar me djalin e tij.
Beau Biden kaloi ditët e fundit të jetës së tij në qendrën mjekësore para se të vdesë në vitin 2015.