Jeton Shaqiri: Në Çashkë, për herë të parë hapëm paralelen në gjuhën shqipe

0
116
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

“Ta fillojmë Ditën e Alfabetit me një lajm të bukur.

Në SHFK Todor Janev në Çashkë, për herë të parë hapëm paralelen në gjuhën shqipe, dhe mësuesi i parë i saj do të jetë mësues Besmir Xhaferi të cilit i uroj suksese. Dua të shpreh falenderime për kontributin edhe dy personave të cilët nuk u lodhën kurrë së kërkuari këtë paralele, Halit Ferati dhe Suat Shaqiri.

Nuk mund të mos ndjehem krenarë që në frymën e Nëntorit të realizoj këtë kërkesë të nxënësve për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe.

Iniciativa është e rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është këmbëngulësia deri në realizim. Kjo është arritje që do ta shkruaj historia”, njofton Ministri Jeton Shaqiri.