Kuvendi i deges së PDSH-së Strugë miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal
Dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë z.Jetmir Mazari.
Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Strugës z.Samir Murtezoski para kuvendit elaboroi platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Strugës siç janë Uji për pije, Kanalizimi, zgjidhja e problemit me mbeturinat, Infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rendesi për banorët e kësaj komune.