Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJava e sikletshme e drejtorëve të BDI-së. Mexhiti mund të bëhet zv/drejtor...

Java e sikletshme e drejtorëve të BDI-së. Mexhiti mund të bëhet zv/drejtor i doganave?

Kanë mbetur edhe pak ditë kur do të emërohen dy emra për ministra, ai në Shëndetësi dhe në ministrin për Investime të huaja. Ethet vazhdojnë edhe në shumë drejtori ku udhëheqin kuadër të BDI-së. Siç mëson portali TetovaSot, shumë drejtorë nuk do të jenë më, pasi u ka dalë boja duke qëndruar vetëm në poste dhe nuk kanë treguar rezultate. Ahmeti ka vendosur që të bëjë ndryshime në postet e drejtorëve pasi në parti kanë nisur edhe lobimet. Të gjithë degët e BDI-së kanë çuar emra të ri për ti zëvendësuar me emrat e vjetër. Ahmeti ka menduar edhe për ish kryetarët e komunave që kanë treguar rezultat por që nuk janë më në asnjë post. Siç mëson TetovaSot, ish kryetari Izet Mexhiti do të emërohet zv/drejtor i doganave një post që deri tani ka qenë për degën e Gostivarit.

Ndryshime do të ketë edhe në Fondin e Shëndetësisë, Orhan Ramadani dë të largohet, pas konflikteve me disa drejtor të spitaleve shqiptare dhe shkurtimin e buxheteve. Ndryshime, do të ketë në të gjithë drejtoritë ku BDI do të bëjë edhe reformim të thellë në parti. “Mjaft më me figura të njeta edhe në drejtori, Ahmeti duhet të freskojë, si mund dikush 12 vite të jetë drejtor dhe asnjë rezultat, BDI duhet edhe të reformohet dhe vijnë të ri me kapacitete edhe në parti po edhe në poste udhëheqëse” thonë nga BDI por që dëshirojnë të ngelen anonim.

Ahmeti i vendosur, rezultati i zgjedhjeve lokale i ka hapur rrugë liderit të BDI-së, që të bëjë zëvendësime më lehtë. Deri sa të emërohen drejtorët e ri, të vjetrit do të kenë siklet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments