Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJanë gjetur dy vajzat nga Strumica të cilat u paraqiten të humbura...

Janë gjetur dy vajzat nga Strumica të cilat u paraqiten të humbura në Shkup

Janë gjetur dy vajzat nga Strumica të cilat u raportuan të humbura dje në territorin e qendrës së Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook nëna e njërës prej vajzave, e cila ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në çfarëdo mënyre për gjetjen e tyre.

Sipas MPB-së, vajzat janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:50 në bulevardin “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë.

Dy vajzat janë raportuar të zhdukura pasi nuk janë paraqitur në pikën e nisjes së autobusëve për në Strumicë. Policia ka lajmëruar një mësuese që kishte ardhur me fëmijët në një ekskursion në Shkup. Pasi nuk i gjetën dot për disa orë, policia ka intensifikuar kërkimet në mbrëmje.

Ndërkohë në rrjetet sociale u publikua një video e lëvizjes së vajzave në drejtim të pishinës olimpike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments