Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJajaga në Mbrojtje, Berisha në Bujqësi dhe Nuhiu në Arsim – Kuvendi...

Jajaga në Mbrojtje, Berisha në Bujqësi dhe Nuhiu në Arsim – Kuvendi votoi zv/ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj, transmeton TV21.

Me 64 vota “për”, i pari që u zgjodh ishte Tiron Jajaga për zv/ministër të Mbrojtjes.

E dyta që u votua ishte Viktorija Avramovska-Madiq për zv/ministre të Drejtësisë. Për të votuan 65 deputetë.

Pas saj, me 65 vota “për” u zgjodh Vjollca Berisha për zv/ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me po aq vota u zgjodhën edhe Maja Manolleva për zv/ministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu për zv/ministër të Arsimit dhe Shkencës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments