Nese doni te keni nje kujtese te mire,perdorni peshkun me shume
Të hash çdo lloj peshku një herë në javë të bën mirë për shëndetin e trurit, ka zbuluar një studim i fundit.
Ekspertët më parë kanë thënë se efekti anti-oksidant i omega-3 i acideve yndyrore – gjenden në sasi të larta në peshk, fara, arra dhe vajra të caktuara të cilat janë të lidhura për përmirësimin e shëndetit të trurit.
Por studimi i ri lë të kuptohet se vetëm nëse hahet peshk mund të marrësh përfitime shëndetësore.
Kërkimet e reja kanë zbuluar se njerëzit që në dietën e tyre përfshijnë peshkun janë më të predispozuar për të pasur një memorje më të fortë.
Studiuesit kanë treguar se duke konsumuar ushqime me vlera për organizmin, të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e trurit edhe gjatë gjithë jetës.