Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si u nda Shumi dhe Zagraçani, dikur ishin një

Ja si u nda Shumi dhe Zagraçani, dikur ishin një

Kur dhe si Shumi u shkëput nga Zagraçani

Zagraçani sipas gojëdhënave që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët tona, thuhet se është shtrirë nga pjesa më veriore deri në në jug me një gjatësi prej më se 5 km, duke përfshirë majën Spas, Shalën e kalit dhe gështenjat e fshatit.

Sëpari banorët kanë jetuar vetëm në rrëzë të majës Spas. Më pas, lufta për të siguruar troje të përshtatshme banimi e jetese ishin shkaqet e zhvendosjes dhe zgjerimit të të fshatit më viset më të ulëta dhe më të gjëra që fillonë që nga vitet e tridhieta, për t’u zhvilluar me tempo më të shpejtuat aty nha vitet e pesëdhieta dhe tërësisht në vitet shtatëdhieta të ndalet ky hov.

Nga mbarimi i shekullit XIX në anën e majtë të rrjedhës së lumit Shum fillojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre banorët e parë nga Zagraçani, sëpari pes shtëpi dhe më pas numri i shtëpive vazhdimisht rritej.

Por si erdhi deri te shkëputja e tërësishme e Shumit nga Zagraçani?

Ashtu siç tregon Ekrem Memedi, Shumi nga Zagraçani sa i përketë anës fetare, pra xhamisë ka qënë i ndarë që më përpara, pra që në vitin 1935, Shumi kishte xhaminë e vet, një objekt të vogël, pa minare dhe që kohë pas kohe renovoeshte.

Nga ana administrative, ndarja e Shumit prej Zagraçanit është bërë në vitin 1968. Së pari pjesa e banorëve të lagjes së Shumit sëpari kanë propozuat z. Islam Baftiari për kryetar të fshatit, por ai ka refuzyar pasi që ka qënë i përndjekur nga pushteti i atëhershëm me preteksin se ka qënë (kundër shtetit). Mbas refuzimit të tijë, banorët e Shumit propozuan Zini Shazimanin por edhe ai nuk ka pranuar.

Më pas banorët e pjesës së Zagraçanit propozuan z. Islam Baftiari, i cili këtë radhë pranoj, me këtë vendim, banorët e Shumit u komprimituan se pse Islami të pranojë propozimin e pjesës së Zagraçanit dhe jo të Shumit dhe për kandidat nxorrën Selman Dauti.

Në votim më pas, fitues për një votë doli Islam Baftiari, i cili u bë kryetar i fshatit, mirë po mardhënjet në mes të dy palëve u ftofën dhe kjo solli deri në ndarjen përfundimtare në dy fshatra, me Zagraçanin që kishte për kryetar të bashkësisë lokale Zini Shazimani kurse Shumi me Selman Dauti.
media-splash.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!