Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si e ka marrë emrin Zagraçani dhe Shumi

Ja si e ka marrë emrin Zagraçani dhe Shumi

Në të kaluëren është bërë trysni e regjimeve të ndryshme nga etnoset që kanë sunduar në këtë trevë e në treva të tjera të banuara me populate iliro-shqiptare, si populate autoktone për të ndryshuar dhe tjetësuar vlerat nga jeta materiale dhe shpirtërore. Gjurmë të kesaj natyre edhe sot jane evidente edhe në këtë trevë e më gjër, në fushën e etimologjisë e sidomos asaj të mikrotoponimisë, e cila përhërë i është nënshtruar ndryshimeve ku emrat e katundeve shumë rralle e me vështirësi kalojnë nga goja e nje populli në gojën e nje tjetri, për kundër kësaj emrat e qyteteve, maleve, lumenjve nuk pësojne ndryshime duke e ruajtur traditën gjuhësore të etnoseve të ndryshme që kane sunduar.

Në kontekst të asaj që u tha mund të shpjegohet edhe etimologjia e toponimeve të fshatit Zagraçan si dhe toponimia dhe mikrotoponimia e kësaj treve. Në mënyrë kronologjike do të paraqesim të dhënat historike nga shencëtarë të ndryshëm nëpër periudha të ndryshme për emrin Zagraçan.

1.Këtë emër e hasim për here të parë në kohën e sundimit te Car Dushanit në këto anë, respektivisht në këtë trevë në fillim të shekullit XIV-te (1342-1345), saktësisht në vitin 1342, Car Dushani lëshoj një dokument të shkruar me të cilin urdhëron se kishat e Zagraçanit t’i bashkohen kishës “Sveti Bogorodica-Shën Mërise Perivlepta” sot Shën Klimenti në Ohër, këtu ky emër përdoret me emrin Zagraçanah.

2.Ky lokalitet përmendet në tefteret e perandorisë Osmane në gjysmen e dytë të shekullit XVI-te (1580) me emrin Zagraçan si vendbanim me gjashtëmbëdhiet familje dhe mjëqind e dhjetë banorë, edhe atë më dhiet familje shqiptare të krishterë dhe gjashtë familje të feës islame.

3.Në shekullin e XVI-të filloj përhapia e sektit Bektashian në këto anë si:Kosel, Veleshtë, Ladorisht, Raonik dhe Zagraçan, ku vepronin disa dervishë të këtij sekti. Dhe ketu ky emër përdorët me nje variantë tjetër, pasi qe ne vend të rrënjës së fjalës së sotme ZAGRA është përdorur ZAGOR.

4.Në vitin 1881, sipas një të dhënë historike në afërsi të Zagraçanit të sotëm është zhvilluër një betejë ndërmiet ushtrisë së Xheladin Beut (sundimtar i Ohrit) dhe Ibrahim Pashës së Elbasanit. Për veq këtyre deshmive ne kemi edhe dëshmi të tjera që flasin për këtë fshat siq janë vepra “Kraj obale Ohridskoga jezera” (Përreth brigjeve të liqenit të Ohrit) e shkrimtarit sërb Branisllav Nushiq i cili e përmend fshatin Zagraçan ne vitin 1892, ndërsa bugari Vasil Kënçov fshatin Zagraçan e përmend si venbanim në vitin 1902, kurse në vitin 1914 Zagraçani përmendet në të dhënat statistikore te nje regjistrimi nga autoritetet e pushtetit sërb që është bërë për rrethimin e Ohrit.

Fshati Shum mbanë këtë emër që kurë ekzistonë faktori njeri. Ai është një emër autokton dhe si i tillë është përcjellur deri në ditët tona pa pësuar asnjë ndryshim si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja, është një emër gjeografik – hidronim që përcaktonë emrin e një lumi i cili ka pasur dhe ka shumë ujë. Sipas kësaj e ka marrë edhe emrin që mbanë – SHUM.

Në mbarim të shekullit XIX-të në anën e majtë të rrjedhës së lumit Shum fillon të banohet me nja 5 shtëpi me banorë që kishin ardhur nga Zagraçani e më vonë numri i shtëpive dhe banorëve rritet dhe merr hov më të madh me imigrimin e banorëve nga Belica e Sipërme.

Shumin si vendbanim e zgjodhën shumë familje nga Zagraçani, pastaj disa familje nga Frëngova, Ladorishti, Tateshi etj.

Pra, Shumi e mbanë emrin e Lumit Shum e kurrsesi emrin emrin e ndonjë pylli (shuma), që kanë tentuar ta emërtojnë disa shkenctarë maqedonas.
media-splash.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments