Ja si na përgjojnë shërbimet sekrete të shtetit

0
16

Agjencitë e sigurisë kombëtare në pothuaj të gjithë vendet e botës tani bashkëpunojnë me operatorët e telefonisë celulare, që shpesh herë u ofrojnë atyre akses në informacione për të gjithë klientët, me kusht që ata të kenë një vendim gjykate.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Minimumi ata ofrojnë të dhëna të tre muajve të fundit.

Nëse telefoni juaj është përgjuar nga një agjenci sigurimi, shanset janë që as nuk do e vini re.

Nëse telefoni juaj bën zhurma të çuditshme gjatë një bisede, humbet me shpejtësi fuqinë e baterisë, nxehet shpejt, apo ristartohet papritur, ky është thjeshtë një tregues që duhet të shkosh ta riparosh, dhe jo një shenjë e sigurtë që ju po ju përgjojnë.

Njerëzit përgjithësisht nuk zbulojnë shumë informacion në bisedat telefonike, kështu që nga pikëpamja e atyre që duan të përgjojnë, është shumë më e volitshme të vendosin pajisje speciale (çimka) në shtëpinë e dikujt.

Detektorët e radiovalëve mund të përdoren për të zbuluar nëse keni pajisje të tilla në ndërtesën ku jetoni.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5