Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si festoi në Strugë shkolla Ibrahim Temo për ditën e Flamurit...

Ja si festoi në Strugë shkolla Ibrahim Temo për ditën e Flamurit (FOTO)

Jo vetëm Festë
Shkolla e mesme komunale “Dr Ibrahim Temo” sot organizoi manifestimin për nder të 28 Nëntorit ku morën pjesë mesimdhënësit e shkollës, nxënësit dhe të ftuarit e nderit si Kryetari i Komunës së Strugës Z. Ramiz Merko, Kryetari i Keshillit Komunal Z Resul Kaba, Kryetari i Kabinetit të Komunës dhe gjithashtu Përgjegjësi për arsimin Z. Dashmir Nasufi si dhe të ftuar të tjerë si Z. Jeton Shaqiri dhe ish profesorë të kësaj shkolle tashmë në pension. Në këtë manifestim si asnjherë tjetër kishte prezent dhe kryetarët e këshillave të prindërve dhe të ftuar të tjerë, veteranë të arsimit. Programi filloi me atmosferën e poezive të sjellë ngrohtësisht nga nxënësit e shkollës me temë për atdheun dhe dashurinë për të. Më pas vazhdoi me Himnin e kënduar nga Profesorja e muzikës Zj.Besa Sela bashkë me ndihmën e korit të shkollës por edhe me zërin e të pranishmëve në këtë festë. Drejtoresha e shkollës Znj.Besime Jonuzi përshëndeti të pranishmit e kësaj feste duke vënë në dukje se :-“Bashkimi bën fuqinë“ dhe se duhet të jemi të bashkuar dhe në një mendje që gjithçka të funksionojë si duhet për të ardhmen e të rinjve dhe të arsimit në veçanti”.
Kryetari i Komunës Z. Ramiz Merko përshëndeti të pranishmit duke falenderuar për ftesën dhe duke potencuar se të rinjtë bartin brenda tyre ndjenjën e atdhedashurisë që në vogëli duke përmendur nipin dhe mbesën e vet që ky muaj i ka gjetur duke festuar pothuajse çdo ditë Nëntori. Ai vlerësoi figurën e femrës në veçanti dhe se arsimi duhet të jetë një nga pikat kyçe që kjo shoqëri të funksionojë si duhet për të ardhmen e popullit tonë dhe të Strugës në veçanti. Manifestimi ishte organizuar deri në detaje dhe këtu ishte një punë e mrekullueshme e profesorëve Alide Lloga Profesore e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Bibliotekistes Sevime Kaba, Profesores së Muzikës Besa Sela duke përmendur gjithashtu edhe historikun e shkurtër të kësaj dite përgatitur nga Profesori i Historisë Z. Përparim Hani të cilët u udheheqën nga Përgjegjësja e shkollës Albana Zhuta Profesore e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe. Nxënësi Lorian Vlashi për t’ia uruar festën drejtoreshës i kishte bërë dhuratë një flamur mermer të kuq edhe nxënësja Vanesa Oda kishte përgatitur dy piktura për të ftuarin Z. Ramiz Merko dhe për shkollën. Kjo festë vazhdoi me zërin e mrekullueshëm të Jona Selës dhe Sibora Hoxhës me shoqërimin në kitarë nga Dorand Tateshi dhe Adis Abush me piano gjithashtu edhe Mevlan Neziri luajti një pjesë në klarinetë. Poezitë u sollën nga nxënësit Zimrisha Kupa, Fiona Jusufi, Denisa Hani, Elona Beqiri, Gjilizar Zhuta, Era Vinca, Argesa Hani, Miran Hajredini dhe Arbenita Shej. Një atmosferë e denjë për këtë festë.

Shkolla e mesme komunale “Dr Ibrahim Temo”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments