Saturday, October 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriJa si është situata në aeroportin “Nënë Tereza” pas reshjeve të mëdha...

Ja si është situata në aeroportin “Nënë Tereza” pas reshjeve të mëdha të shiut

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmë rreth orës 21:40 LT intesiteti i reshjeve u rrit në më shumë se 10 mm/h dhe shiu vazhdoi në atë intensitet për një kohë të gjatë më shumë se 50 min.
Kjo beri qe per shkak te reshjeve te denduara shikueshmeria ne piste u ul ndjeshem pati edhe prezence te ujit ne disa pjese te pistes, te cilat u pastruan sapo shiu i rrembyeshem pushoj.

Ne kete interval kohe per te cilin po flasim, kishte dy fluturime ne mberritje dhe dy fluturime ne nisje.

Dy fluturimet ne mberritje Pegasus nga Stambolli dhe Blu Panorama nga Milano, pasi ben holding per rreth 30 min u larguan respektivisht per ne Shkup dhe ne Bari.

Pas devijimit ne Shkup dhe permiresimit te kushteve atmosferike ne Tirane, fluturimi I Pegasus u nis nga Shkupi me destinacion Tiranen dhe u ul ne ore 02:50 LT dhe u ngrit nga Tirana me destinacion Stambollin ne ora 04:00 LT

Pas devijimit ne Bari te fluturimit te Blu Panorames, kompania vendosi te akomodoje pasagjeret ne hotel dhe ta kryej fluturimin diten e sotme ne oren 09:00 LT.

Fluturimi ne nisje i kompanise Turkish Airlines per Stamboll, pasi beri imbarkimin e pasagjereve dhe ishte gati te nisej, kerkoj ndihmen e ambulances per nje pasagjer te semure ne bord, kjo zgjati edhe me shume kohen e nisjes dhe kaloi orari i punes i ekujpazhit. Fluturimi u anulla per tu bere diten e sotme dt 1 dhjetore ora 11:00 LT.

Gjithashtu, fluturimi I kompanis Ernest per Milano u nis ne oren 00:30 LT. Fluturimi i Alitalias nga Roma u shty per dt 1 dhjetor mberritja ne TIA ora 10:30 LT. Fluturimi i Austrian nga Vienna u anullua.

Rreth ores 5.00 te mengjesit, gjendja ne aeroport eshte paraqitur e qete, pista eshte e paster dhe plotesisht operative.

Kemi prezence te ujit ne zonen perimetrale te aeroportit, e cila ka afektuar edhe rrugen lidhese me pisten “Ë-C”.

Ne te gjithe akset qe administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar jane prezente kontraktoret/nenkontraktoret me stafin e tyre sebashku me mjetet e nevojshme si fadroma, kamioncina, eskavator etj ku ne totaj jane 600 punetore dhe 150 mjete.

Gjithashtu prezent ne te gjithe akset jane rreth 100 specialit te ARrSh-se, Drejtorise Rajonale Qendrore Tirane, Drejtorise Rajonaje Veriore Shkoder dhe Drejtorise Rajonale Judore Gjirokaster.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments