Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedJa si e morën peng struganin në Shqipëri /Policia shqiptare jep detajet

Ja si e morën peng struganin në Shqipëri /Policia shqiptare jep detajet

Mësohen të tjera detaje nga pengmarrja e një 23-vjeçari maqedonas në Tiranë. Maqedonasi nga Struga me inicialet D.V.

Ai ka thënë se ishte pranë Kryegjyshatës Botërore kur Albert Xhoka dhe Sokol Masha e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në makinë.

Në dëshminë e tij, maqedonasi tha se ata i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Teksa mjeti i tyre po udhëtonte për te Liqeni i Farkës, një patrullë policie ka marrë sinjalizim se në një makinë po udhëtonin persona të armatosur.

Policia i ka arrestuar autorët pas disa kilometrash. Njëri u kap në mjet, tjetri u arratis në këmbë por u arrestua pak më vonë.

Në mjet u gjet edhe 23-vjeçari.

Të arrestuarit thanë se nuk ishte pengmarrje, por po i kërkonin 23-vjeçarit që t’u kthente një borxh.

Skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombasin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rolin e ndërmjetesuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments