Thursday, November 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa sa vota mori Ramiz Merko dhe Ziadin Sela

Ja sa vota mori Ramiz Merko dhe Ziadin Sela

Sipas 100% votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shihet se fitorja më e ngushtë ka qenë në Komunën e Çairit për 210 vota dallim, ndërsa fitorja më bindëse në Komunën e Likovës për 2081 vota dallim, njofton Portalb.mk.

Në vazhdim mund t’i shihni dallimet e të gjitha komunave me shumicë shqiptare se kush për sa vota më shumë ka fituar:

Në Komunën e Gostivarit për Arben Taravarin kanë votuar 16.920 votues, ndërsa për Nevzat Bejtën të BDI-së 15.955 votues që do të thotë se Arben Taravari nga Aleanca e Shqiptarëve fitoi për 964 vota.

Gostivar

Visar Ganiu nga BDI-ja në Çair fitoi për vetëm 210 dallim, duke e mundur kundërshtarin e tij të Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimin. Visar Ganiu fitoi gjithsej 13.886 vota, ndërsa Zeqirija Ibrahimi 13.676 vota.

Çair

Në Tetovë kandidatja e BDI-së Teuta Arifi fitoi për 1.014 vota dallim. Ajo fitoi 18.110 vota, ndërsa kundërshtari i saj Bilall Kasami i Lëvizjes Besa fitoi 17.096 vota.

Tetova

Në Komunën e Strugës, Ramis Merko nga BDI-ja arriti ta mund kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Ziadin Selën për 791 vota. Ramis Merko fitoi gjithsej 13.927 vota, ndërsa Ziadin Sela 13.137 vota.

Struge

Në Dibër kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata arriti ta fitojë komunën për 512 vota dallim. Ai mori gjithsej 4.430 vota, ndërsa kundërshtari i tij nga Aleanca e Shqiptarëve 3.918 vota.

Dibër

Në Komunën e Bogovinjës Albion Xhemaili nga Aleanca e Shqiptarëve fitoi për 1.039 vota. Ai fitoi 6.426 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 5.387 vota.

Bogovinjë

Në Komunën e Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI-ja fitoi për 944 vota më shumë. Ai fitoi gjithsej 8.896 vota, ndërsa kundërshtari i tij i Lëvizjes Besa, Bashkim Bakiu fitoi 7.952 vota.

Saraj

Në Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët fitoi për 458 vota dallim. Ai fitoi gjithsej 5.642 vota, ndërsa Gajur Rushiti nga BDI-ja 5.184 vota.

Vrapçishte

Në Komunën e Studeniçanit fitoi kandidati i PDSH-së, Azem Sadiki për 424 vota dallim. Ai fitoi gjithsej 4.161 vota, ndërsa kundërshtari i tij Rexhep Memedi nga Lëvizja Besa fitoi 3.737 vota.

Studenicaan

Në komunën e Tearcës, Isen Asani nga BDI-ja arriti ta fitojë komunën për 516 vota. Ai fitoi gjithsej 4.686 vota, ndërsa kundërshtari i tij Amir Elezi i Lëvizjes Besa fitoi 4.170 vota.

Komunën e Likovës do ta udhëheq për katër vitet e ardhshme Erkan Arifi i BDI-së i cili fitoi për gjithsej 2081 vota. Ai fitoi 6.656 vota, ndërsa Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa fitoi 4.575 vota.

Likove

Komunën e Zhelinës për katër vitet e ardhshme do ta udhëheq kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdi i cili fitoi për 344 vota. Ai fitoi gjithsej 5.443 vota, ndërsa kundërshtari i tij i BDI-së Fatmir Izairi 5.099 vota.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!