Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa të burgosur u liruan nga burgu i Idrizovës

Ja sa të burgosur u liruan nga burgu i Idrizovës

670 persona do të lirohen nga dënimi me burg, kurse 3097 të tjerëve do t’iu shkurtohet dënimi për 30% me ligjin për amnisti, i cili që nga dje është i plotfuqishëm. Nga burgu më i madh në Maqedoni, Idrizova, nga gjithsej 1754 të burgosur, amnistisë do ti gëzohen 1438 persona nga të cilët…

621 janë maqedonas
569 janë shqiptarë
26 janë serb
257 janë rom

Në hyrjen e ligjit, propozuesi arsyeton amnistinë edhe me kursimin e mjeteve buxhetore, pasi që pas lirimit të një numër të madh të burgosurve nuk do të harxhohen para për përmirësimin e kushteve nëpër burgje. Risocializimi është qëllimi kryesor i ligjit sipas propozuesit, kurse avokati Mefail Arsllani mendon se pikërisht për risocializimin e të burgosurve qeveria nuk ka bërë asgjë.

“Në qoftë se flasim për krimin në rrugë dhe në qoftë se flasim për risocializimin e personave që vuajnë dënimin, atëherë duhet të kthehemi pak më mbrapa dhe të mendojmë se çka burgu ose shteti ndërmerr që ata persona derisa vuajnë dënimin për tu risocializuar, ose për tu kthyer në sistem? Mund të them me plot përgjegjësi se nuk ndërmerr asgjë!”, u shpreh Mefail Asllani, avokat.

Kështu nuk mendon koordinatori i grupit parlamentar të opozitës, Vllatko Gjorçev. Ai tha se në vend edhe tani siguria publike është në rënie, kurse me lirimin e të burgosurve kjo situatë edhe më shumë do të përkeqësohet.

“Qeveria e LSDM-së dhe shumica parlamentare me votimin e amnistisë e ndërmerr përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha vepra penale që do të ndodhin, për të gjithë pasigurinë në Republikën e Maqedonisë e cila do të thellohet, për të gjithë ata persona të mitur apo të rritur që do të jenë të sulmuar, të vjedhur, dyqane që do të vidhen dhe vepra të ngjashme”, tha Vllatko Gjorçev, nga VMRO-DPMNE.

Gjorçev shtoi se LSDM-ja dhe koalicioni qeverisës po i liron këta persona që më vonë ti përdor për qëllime politike. Afati i fundit për përgatitjen e listave me emrat e personave që do të jenë pjesë e amnistisë është 29 janari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments