Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa shoferë janë gjobitur vetëm mbrëmë nga policia rrugore

Ja sa shoferë janë gjobitur vetëm mbrëmë nga policia rrugore

Mbrëmë policia rrugore e kryeqytetit ndërmori një aksion të gjerë për të disiplinuar shoferët e pandërgjegjshëm.
Gjatë aksionit janë regjistruar dhjetëra shkelje të rregullave të trafikut nga shoferët, të cilët zakonisht kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në qytet ndërsa disa të tjerë kanë kaluar në semaforë të kuq. Po ashtu, target i policisë kanë qenë edhe këmbësorët, të cilët nuk kanë respektuar semaforët kur kanë kaluar nëpër udhëkryqet e kryeqytetit.

Për shkeljet e evidentuara, policia mbrëmë ka shqiptuar gjoba për shoferët dhe këmbësorët që kanë shkelur rregullat e trafikut.

“Përpos shoferëve, të sanksionuar kanë mbetur edhe disa udhëtarë nga të cilët njëri kishte kaluar rrugën në vendin ku mungonin vizë bardhat dhe tre të tjerë që kishin kaluar rrugën përderisa e kishin të ndaluar dhe drita e semaforit ishte e kuqe”, shtojnë, nga kjo ministri

Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni, policia nga trafiku ka larguar dy shoferë të cilët ngisnin makinën pa leje të vozitjes, ndërsa shtatë të tjerë kanë drejtuar makinën pa qenë e regjistruar.

Policia ka gjobitur edhe 67 shoferë, të cilët kanë parkuar vetura në vende të papërshtatshme, kurse merimanga nga trafiku ka hequr gjithsej 73 vetura.

Gjatë natës së mbrëmshme në qytet janë regjistruar gjithsej gjashtë aksidente.

“Në dy nga gjashtë aksidentet katër persona kanë marrë lëndime të lehta kurse të tjerat kishin të shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftojnë nga policia.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments