Vazhon rritja e numrit të rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ditëve të fundit në baza ditore ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja, ndërsa Qeveria sot pritet të vendos për kufizime, për të parandaluar coronavirusin.
Me rastet e djeshme (177), numri i rasteve aktive në vend ka shkuar në 4.015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej tyre shumica janë në Shkup, ndërsa pasojnë Strumica (267), Tetova (222), Kumanova (176) dhe qytete tjera.
Deri tani në Maqedoni janë bërë 208.669 testime për coronavirus, prej të cilvëe 21.113 kanë rezultuar pozitiv.
Numri i të shëruarve është 16.301, ndërsa 797 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/