Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa persona përgjohen në Maqedoninë e Veriut

Ja sa persona përgjohen në Maqedoninë e Veriut


Mbi 180 numra telefonik aktualisht përgjohen në mënyrë ligjore në vend. Këtë e ka konstatuar Komisioni parlamentar për monitorimin e zbatimit të përgjimit gjatë vizitës së parë në Agjencinë Teknike Operative.

ATO-ja për momentin, në masën për ndjekjen e telekomunikimeve, ndërmjetëson për 188 numra telefonik në vend. Masa pranohet nga institucione të ndryshme të cilat kanë mundësi ligjore për këtë. Nga ajo që vërejti komisioni, në këtë moment nuk shohim shkelje të procedurës dhe ATO-ja punon sipas dispozitave ligjore dhe akteve të saj nënligjore – tha Emil Dimitriev, kryetar i komisionit parlamentar për ATO-në.

Pjesa më e madhe janë me kërkesë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike. ATO-ja aktualisht punon sipas të gjithë dispozitave ligjore, proceset dokumentohet plotësisht dhe janë të hapura për vëzhgim si nga Komisioni parlamentar për monitorim po ashtu edhe nga komisionet tjera kompetente – tha Zoran Angellovski, drejtor i ATO-së.

Megjithatë, Komisioni parlamentar ka bërë vetëm vëzhgim normativ, kërkesat e institucioneve për përgjim, shqyrtimin e urdhrave gjyqësor për zbatimin e kësaj mase, arkivimin dhe ruajtjen e dokumenteve. Por, aspekti Teknik mbetet i pamonitoruar, për shkak të mungesës së ekspertëve teknik të cilët nuk janë angazhuar akoma. Me këtë, Komisioni duke mos njohur aspektin teknik të funksionimit të pajisjeve për përçimin e sinjalit, nuk mund të konstatojë nëse ATO-ja, eventualisht, do të ndërmjetësonte përgjime të paligjshme. Kreu i Komisionit Emil Dimitriev, deklaroi se në këtë rast, përgjegjësi duhet të mbajnë ata që kanë vonuar procedurat për angazhimin e eskpertëve, duke aluduar në Kuvendin. Drejtori i ATO-së Zoran Angellovski shtoi se ATO-ja për momentin ka gjithsej 22 të punësuar të cilët i mbulojnë të gjithë pozitat me të cilët Agjencia e kryen funksionin e plotë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e punësimeve të reja gjatë muajve të ardhshëm./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments