Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa sa persona në Zvicër punojnë në të zezë

Ja sa persona në Zvicër punojnë në të zezë

Edhe pse ka një trend rënieje, në Zvicër, “në të zezë” punojnë 427 mijë veta. Me fjalë të tjera, në të zezë, ose përmes punësimit informal në Zvicër prodhohet 6.9 për qind të brutoproduktit nacional.

Profesori i ekonomisë Friedrich Schneider nga Universiteti i Linz-it, Austri ka llogaritur se në Zvicër ka 427 mijë veta që punojnë në të zezë dhe 63 mijë veta të tjerë, punëtorë me qëndrim ilegal

Në krahasim me vendet tjera të Evropës, Zvicra është në pozicion mjaft të mirë në këtë pikë, pasi që në vendet si Gjermania, Franca ose shtetet skandinave kjo përqindje arrin në mes 12 dhe 13 për qind. Ndërsa në shtetet tjera të BE-së si Greqia, Italia, Spanja që janë në krizë ekonomike madje, përqindja që bën punësimi në të zezë sillet në mes 18 dhe 22 për qind.

Ekspertët parashikojnë një rënie të përqindjes së vëllimit të punës në të zezë në 6.5% të brutoproduktit nacional. Por, në këtë prognozë nuk është përllogaritur shkëputja e frangut nga lidhja me kursin minimal të euros që ka ndodhur në janar të këtij viti.

Në “ekonominë në hije”krahas punës pa letra përfshihen edhe punësimi ilegal dhe aktivitetet kriminele. Në vitin 2009 kjo ekonomi përbënte 8.3% të gjithë brutoproduktit vendor ndërsa nga ai vit, falë ngritjes së ekonomisë ka pasur rënie të vazhdueshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments