Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa para kanë ndarë për vete si shpenzime për rrugë deputetët...

Ja sa para kanë ndarë për vete si shpenzime për rrugë deputetët e Maqedonisë

Deputetë në vitin 2018 sërish do të marrin para për rrugë dhe këto mjete janë parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2018 ku në dispozicion janë 1.3 milion euro.
“Edhe përkundër vërejtjeve të LSDM se dëshirojnë ti zvogëlojnë shpenzimet për rrugë, megjithatë edhe vitin tjetër do të marrin të njëjtat shuma sikurse viteve të kaluara” tha në pres konferencën Silvana Boneva, deputete e VMRODPMNE.

Në anën tjetër koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, Tomislav Tuntev i cili për tre muaj ka marrë 2588 euro rregullisht e ka kritikuar pushtetin e kaluar se shuma nga ana e ish pushtetit e ndarë për shpenzime rruge e ngarkon buxhetin, ndërsa tani vazhdon ti merr vetë. Krste Mukovski për të njëjtën periudhë ka marrë 3000 euro, edhe pse më herët theksonte se duhet të bëhen ndryshime, kurse tani hesht.

Edhe përkundër akuzave, mjetet për shpenzime rruge të deputetëve jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur për 10 mijë euro për vitin tjetër. Me buxhetin për vitin 2018 janë parashikuar rreth 1.3 milion euro. Po ashtu në buxhet 340 mijë euro janë ndarë për pajisjet teknike për kanalin e tretë të televizionit që transmeton seancat e kuvendit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments