Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa sa mjek shqiptar ka Zvicra

Ja sa mjek shqiptar ka Zvicra

Zvicra ka një sistem të avancuar shëndetësor me një numër solid të mjekëve që garantojnë shërbime të larta mjekësore për qytetarët që jetojnë në Zvicër.

Sipas statistikave të vitit 2016, të publikuara në gazetën “Schweizerische Ärztezeitung”, në Zvicër janë të angazhuar 36 mijë e 175 mjekë. Prej tyre, 14 mijë 953 janë mjekë dhe 21 mijë 222 mjeke. Shëndetësia zvicerane është e ndarë në sektorin ambulantor, stacionar dhe atë mjekimit në shtëpi, i njohur ndryshe si spitex.

Në sektorin ambulantor, me 51.1 për qind janë 1350 më tepër mjekë e mjeke të angazhuara se sa në sektorin stacionar me 47,3 përqind. Drejtimi më i përhapur, me 23 për qind është mjekësia e përgjithshme, psikiatria dhe fizioterapia me 10,1 përqind, si dhe për fëmijë e të rinj me 4,9 përqind.

Deri 400 mjekë shqiptarë në Zvicër

Përkundër numrit në dukje të lartë të personelit mjekësor të angazhuar në shëndetësinë zvicerane, pjesëmarrja, në raport me numrin e komunitetit shqiptar këtu, duket e ulët. Megjithatë ka, dhe duket vetëm sa për të marrë trajtime mjekësore apo siç ndodh herë pas here të dëgjojmë vizitorë të shumtë që flasin shqip korridoreve të spitaleve.

Ka kohë që në shumë shtëpi pleqësh prezenca e infermiereve shqiptare është mjaft e dukshme. Në spitale e klinika ka po ashtu dhe numri është në rritje.

Kur jemi te mjekët shqiptarë, dihet që nuk janë shumë në krahasim me numrin e mantelbardhëve që punojnë në shëndetësinë zvicerane, por ata nuk mungojnë. Emrat e tyre mund t`i lexojmë në spitale e klinika që nga St. Galleni e deri në Gjenevë.

Një statistikë që do të tregonte numrin e mjekëve shqiptarë nuk ekziston, por ka një llogaritje nga njerëz të sektorit shëndetësor se numri i mjekëve shqiptarë në tërë Zvicrën mund të shkojë në mes 300 dhe 400 sish. Shumica e tyre, mjekë që kanë emigruar nga Kosova e Maqedonia për të punuar në Zvicër.

Shqiptarët në Zvicër kanë vetëm 16 ordinanca?

Nga hulumtimet që ka bërë albinfo,ch, shikuar nga shtrirja ordinancave private që janë në pronësi të mjekëve shqiptarë, ky numër nuk del të jetë edhe aq impresionues. Vetëm 16 ordinanca, edhe ato kryesisht të stomatologjisë figurojnë në webfaqen e mjekëve të Zvicrës, në doktor.ch.

Albinfo.ch është interesuar po ashtu edhe për numrin e studentëve shqiptarë të mjekësisë që studiojnë në universitetet e Zvicrës.

Nga konktatet me studentë dhe shoqatat e studentëve shqiptarë në Zvicër, aktualisht llogaritet të jenë rreth 70 studentë të mjekësisë që ndjekin studimet për mjekësi në universitetet Cyrih, Bernë, Lozanë dhe Gjenevë.

Kjo e forcon edhe më tej bindjen se numri i mjekëve shqiptarë është më i lartë nga shifrat e supozuara dhe nga vetë fakti se pothuaj nuk ka spital, klinikë, ordinancë e sektorë tjerë shëndetësorë që nuk kanë së paku një mjeke, mjek apo disa infermiere shqiptare të punësuar.

Një në katër mjekë apo 32.9 përqind e të gjithë mjekëve të Zvicrës, janë të huaj

Numri i mjekëve të huaj apo të diplomuar jashtë Zvicrës e me diplomë të një shteti tjetër, që janë në marrëdhënie pune në shëndetësinë zvicerane, është 11 mijë 900.

Në sektorin ambulantor pjesa e mjekëve të huaj përbën 27,6 përqind dhe në atë stacionar 38.4 përqind.

Pjesa më e madhe e mjekëve të huaj janë me 18,7 përqind nga Gjermania. Mjekët e tjerë të huaj janë në një përqindje tejet të ulët, ku vetëm me 2.8 përqind mjekët italianë vijnë pas gjermanëve dhe me 2,1 nga Franca e Austria me 2 për qind. Në këtë përqindje natyrisht nuk është llogaritur numri i mjekëve me prejardhje të huaj që posedojnë pasaportën zvicerane.

Pjesa e mjekëve të huaj në përqindje duket kështu:

-32.9% mjekë me diplomë të huaj

-44,2% mjekë të huaj me diplomë zvicerane

-1677 njohje të diplomave të mjekëve të huaj

Dendësia e mjekëve të Zvicrës për kokë banori është 4.2 mjekë për 1000 banorë, gjë që është mbi mesatarën (3,3 mjekë për 1 mijë banorë) e OECD-së

Rroga më e lartë vjetore e një mjeku 390 mijë franga, më e ulëta 130 mijë franga

Si në çdo profesion tjetër në Zvicër, edhe të mjekët, të ardhurat janë temë tabu për të cilën nuk tregohet publikisht. Një studim i FMH ka bërë publike gjendjen e të ardhurave të mjekëve, ku tregon se kirurgët me 390 mijë franga bruto në vit dhe radiologët 380 mijë franga, mesatarisht, fitojnë më së shumti në Zvicër. Megjithatë, dallimet mes specialistëve janë të mëdha. Një psikiatër fiton, ta zëmë, mesatarisht 130 mijë franga rrogë vjetor, që i bie sa një e treta e fitimit të kirurgëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!