Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa sa i ka pagat Zvicra

Ja sa i ka pagat Zvicra

Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia me 3,405, Danimarka me 3,270, Luksemburgu me 3,159 dhe Suedia me 2,713
E Enjte, 30 Nëntor 2017 – 9:30 albinfo.ch
Sipas të dhënave të përpunuara nga ‘Wikipedia’, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, paga më e lartë në Evropë është në Zvicër.

Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia me 3,405, Danimarka me 3,270, Luksemburgu me 3,159 dhe Suedia me 2,713, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Evropë, pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Në Shqipëri, paga mesatare neto është 347 euro në muaj, shkruan ‘monitor’.

Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.

Në rajon, pagën mesatare më të lartë e ka Mali i Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.

Renditja

Zvicra 4,421
Islanda 3,430
Norvegjia 3,405
Danimarka 3,270
Luksemburgu 3,159
Suedia 2,713
Finlanda 2,509
Irlanda 2,479
Gjermania 2,270
Franca 2,225

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!