Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa sa i bën dëm pirja e duhanit bukurisë suaj

Ja sa i bën dëm pirja e duhanit bukurisë suaj

Të gjithë e dimë që pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer në mushkëri, mirëpo a e keni ditur që është shkaktar edhe për rritje të qimeve në fytyrë, si edhe për cilësi të dobët të spermës?
Për t’i bindur qytetarët që të heqin dorë nga pirja e duhanit, mjekët finlandezë kanë krijuar një sajt interaktiv, nëpërmjet të të cilit tregojnë rrezikun nga pirja e duhanit.

Është vërtetuar që femrat që pinë duhan kanë më shumë qime në fytyrë dhe në duar, më shpesh kanë puçrra, sepse pirja e duhanit dobëson qarkullimin e gjakut, për ç’shkak shtohet rreziku nga infeksionet.

Gjithashtu, lëkura duket jo e shëndoshë, sepse kimikatet nga tymi i duhanit ndikojnë që pejzat elastike të lëkurës më lehtë të pëlcasin, transmeton Telegrafi.

Fakulteti i Mjekësisë në Viskonsin të SHBA-së ka zbuluar që femrat të cilat pinë një pako cigare në ditë apo edhe më shumë, kanë më shumë qime në fytyrë dhe hyjnë më herët në menopauzë.

Te personat që pinë duhan gjithashtu shtresohet dhjami rreth belit, ndërkaq është dëshmuar që vajzat e moshës 16 deri në 24 vjeç u ekspozohen më shumë rrezikut të shtimit të peshës trupore.

Në sajtin tobaccobody.fi shkruan: “Duhanpirësit kanë qime të dobëta dhe më shpejt mbeten pa to, por edhe u zbardhen flokët më shpejt se të tjerëve. Kimikatet nga duhani grumbullohen në flokë, për ç’shkak ato pëlcasin edhe para se të formohen në tërësi”.

Duhanpirësit gjithashtu i ekspozohen dyfish më shumë rrezikut të mbylljes së enëve të gjakut dhe jetës së dobët seksuale. Toksina e cigareve ul edhe koncentrimin dhe imobilizimin e spermatozoideve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!