Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa e kërkojnë arsimtarët në Maqedoni që ta kenë rrogën

Ja sa e kërkojnë arsimtarët në Maqedoni që ta kenë rrogën

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni, kërkon që arsimtarët të kenë paga më të larta se sa udhëheqësit e institucioneve dhe punëtorëve administrativ, sepse mësimdhënësit duhet të çmohen e nderohen, për punën që e bëjnë.
Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta është i pakënaqur me paralajmërimin e qeverisë së pagat e arsimtarët do të rriten vetëm 5 për qind.

“Ne kërkojmë që rrogat e mësimdhënësve të jenë të barabartë me udhëheqësit nëpër ministri dhe nëpër komuna. Sëpaku rrogat duhet të jenë 700 euro ose 42.000 denarë. Ne bazohemi në këtë shumë, se në shoqërinë tonë duhet të çmohet mësimdhënësit. Sepse, askush nuk është më i lartë se mësimdhënësi, i cili edukon dhe arsimon gjeneratat e tëra”, thotë Dardhishta, për Almakos.

Ai shton se Buxheti i Maqedonisë mund të mbulojë shumën që propozon LASH, sepse paga më të larta kanë administrata, udhëheqësit, këshilltarët e lartë nëpër ministri, qeveri, që nuk e kanë atë përgjegjësi që e posedojnë mësimdhënësit. Pra sipas tij, mësimdhënësit punojnë me forcat e veta, me fëmijë e jo me kompjuterë siç ndodh me administratën, etj.

Sipas tij, oferta e MASH-it për rritje të rrogave deri në 5 përqind është e leverdishme deri diku, por kërkon rritja e pagave të vazhdojë edhe viteve në vijim..

“Tani paga e arsimtarit shkon deri 23.000 denarë le të rritet aq sa është premtuar, por më vonë edhe më shumë. Nëse ka rritje 5 përqind për 4 ose 5 muaj është në rregull, por nuk jam optimist që kjo përqindje do të jete për gjatë gjithë vitit. Problemi tjetër ështe se 30 përqind e kuadrit arsimor nuk duhet ta ketë vendin në arsim. Ne nuk kërkojmë që menjëherë të ngriten rrogat në 700 euro, por le të ndërmerren masa që arsimi të ketë vendin e merituar”, shton Dardhishta.

Përveç rritjes së pagave të arsimtarëtve, për përmirësimin e cilësisë së mësidhënies Dardhishta sugjeron edhe ngritjen e krietereve për regjistrimin e studentëve nëpër fakultetet e pedagogjisë. “Në fakultetet e pedagogjisë duhet të regjistrohen vetëm studentët me sukses të shkëlqyeshëm në shkollën e mesme”, thekson ai dhe shton se poashtu duhet të shtohen edhe kontrollet nga inspektorët e arsimit nëse duam të kemi shoqëri të shëndoshë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!