Wednesday, November 30, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniJa pse pengohet regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni

Ja pse pengohet regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni

Regjistrimi i radhës i popullsisë sipas kreut të Entit shtetëror të statistikës Apostoll Simovski mund të pritet në vitin 2021 megjithatë sipas tij duhet të ndryshohet metodologjia, gjë që institucioni që ai drejton ka njoftuar me kohë qeverinë me rrëndësin e metodologjisë së regjistrimit dhe presin miratimin nga ana e saj. Simovski madje konfirmoi se përgatitjet e nevojshme kanë filluar me kohë dhe se për këtë po konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm.

Regjistrimi si aktivitet ka hyrë në IPA projektet, edhe në programin IPA 2014 edhe në IPA 2015 dhe në kuadër të Twining projektit, të cilin projekt e kemi bashkë me Institutit për Statistika të Italisë. Ashtu që numrin më të madh të këtyre përgatitjeve I realizojmë bashkë me shumë njerëz profesionistë jashtë vendit, që janë kyçur për të ndihmuar- deklaroi Apostol Simovski, Enti Shtetëror i Statistikave. Megjithatë sipas Simovskit koha e saktë për mbajtjen e regjistrimit është në duart e qeverisë dhe se pa aminin e saj nuk mund të realizohet ky proces i rëndësishëm. Regjistrimi I popullsisë, amvisërive dhe banesave është hulumtim I rregulltë statistikor, që në vendin tonë bëhet për periudhë 10 vjeçare. Regjistrimi I fundit, që për fat të keq nuk ishte I suksesshëm u realizua në vitin 2011. Ashtu që sipas rendit, regjistrimi I radhës do të duhej të ishte në vitin 2021. Ose sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara rreth vitit 2020- shtoi Apostol Simovski, Enti Shtetëror i Statistikave. Ndër tjerash Simovski sqaroi se 1 vit para se të fillojë regjistrimi do të duhet që Parlamenti të miratojë një ligj, me të cilin saktë të definohet se cilat institucione do të duhet të përfshihen në këtë aktivitet masiv dhe cili do të jetë roli I tyre. Sipas tij, për realizimin e regjistrimit janë të nevojshëm së paku 10 000 njerëz të trajnuar. Regjistrimi I popullsisë është pjesë e programit qeveritar për periudhën 2017-2020. Ekspertët kanë konstatuar se pa regjistrim të popullsisë, nuk mund të ketë politika të sakta.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments