Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderJa pse njerëzit gënjejnë shumë

Ja pse njerëzit gënjejnë shumë

Nuk kalon ditë e dikush të mos na tregoj se ndonjëri e ka gënjyer. Gënjeshtra ka qenë, është dhe do të jetë aktivitet psiqik, moral dhe etik, më i diskutuar ndër shekuj.

Përse dikush gënjen vetëdijshëm, i ka arsyet e tij të caktuara, por përse dikush pavetëdijshëm i pranon gënjeshtrat e dikujt, kjo vetëm është sfidë për çdo individ, se duhet përfundimisht të vetëdijesohet se kush dhe përse e gënjen.

Adoleshentët janë grupmoshat që gënjejnë më së shumti, ndonëse jeta e tyre është më dinamike dhe ecuritë jetësore shpeshherë i shtyjnë të trillojnë. Kaltrina Beqiri shpeshherë i ka rastisur të gënjej prindërit dhe shoqet.

Ajo gënjeshtrën e konsideron edhe si pjesë të shakasë. “Edhe unë si shumë vajza të tjera shpeshherë e kam përdorur gënjeshtrën si justifikim për të dalë nga një situatë e vështirë. Kryesisht gënjeshtrat i përdori me familjen dhe me disa shoqe të mia.

Tani për tani nuk më kujtohet gënjeshtra më e madhe që e kam bërë, por jam një tip që nuk trilloj gjëra të mëdha”, thotë ajo. Pjesë e gënjeshtrës shumë herë është edhe Pleorat Kabashi i cili në të shumtën e rasteve gënjen shokët.“Jam një tip që më pëlqen të bëjë shaka me shoqërinë dhe kështu që shpeshherë trilloj gjëra me të cilat ata besojnë.

Gënjeshtra më e mirë që e kam bërë më kujtohet me një shok, të cilit i kam thënë se kam bërë dy femra brenda një kohë të njëjtë dhe ai si i habitur më besoi.Unë këtë gënjeshtër ia rrëfeva me një histori të hidhur në të cilën ai besoi dhe i vinte shumë keq për mua.

Këtë gënjeshtër e kam mbajtur rreth një javë dhe pastaj ia tregova të vërtetën. Ai si i habitur filloi të më qortoj për trillimet që ia kam mbajtur për disa ditë”, shton ai. Edhe Eliza Demaj në të shumtën e rasteve ka përdorur gënjeshtrën për të dalë nga një situatë e caktuar. “Unë shpeshherë dalë me shoqet dhe më pëlqen të dalë mbrëmjeve”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!