Tuesday, November 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse njerëzit flasin në gjumë

Ja pse njerëzit flasin në gjumë

Mund t’iu ketë ndodhur shpesh që ju vetë ose partneri juaj të keni folur teksa flisni në gjumë. Keni folur përçart dhe të nesërmen jeni përpjekur mbase të kujtoni se çfarë keni thënë. Më të zakonshmet janë mërmëritjet, klithmat apo edhe thirrjet.
Por pse ndodh pikërisht kjo?
E folura në gjumë është një lloj çrregullimi gjumi që përfshin lëvizje anormale, sjellje, ëndrra dhe perceptime. E folura në gjumë mund të ndodhë në çdo kohëgjatë gjendjes së gjumit.
E folura në gjumë mund të zgjasë normalisht deri në 30 sekonda, dhe mund të ketë qartësinë e një bisede normale, ose në rastin tjetër mund të jetë një mërmëritje.
Çfarë e shkakton të folurën në gjumë?
Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Gjumit, e folura gjatë kësaj kohe ndodh për shkaqe të shumta që përfshijnë stresin, depresionin, mungesën e gjumit, alkoolin, ethet, dhe madje edhe për shkak të medikamenteve të caktuara. Kjo shoqërohet përgjithësisht edhe me çrregullime të tjera të gjumit, siç është ankthi gjatë natës.
Si mund të trajtohet?
Zakonisht, e folura në gjumë nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe shpesh mundet edhe të kalojë pa u trajtuar. Nëse ajo bëhet e zakonshme dhe ndikon në gjumin tuaj, mund të jetë koha të kërkoni ndihmë nga një specialist.Është gjithmonë mirë të flisni me të sepse mund të shfaqen çrregullime të tjera siç edhe e përmendëm edhe më lart, duke e bërë gjumin tuaj të pamundur.
Përshtati: Genta Dobra

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!