Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse keni erë të keqe nga goja kur zgjoheni nga gjumi

Ja pse keni erë të keqe nga goja kur zgjoheni nga gjumi

Puthjet sensuale në mëngjes para se të dilni nga shtrati është diçka që ka gjasa të ndodhë vetëm në filma. Era e keqe nuk i pëlqen askujt, e lëre me partnerit tuaj.
Edhe pse një nga arsyet logjike është se nuk i keni larë dhëmbët për rreth 8 orë, ka faktorë të tjerë që mbështesin këtë dukuri të pakëndshme.

Sa më e thatë është goja, aq më shumë shanse do të keni për të pasur erë të keqe. Frymëmarrja me gojë, gërhitja dhe përdorimi i barnave të caktuara madje rrit frymën e keqe duke tharë më tej gojën.

Mjeku Mazen Natour për revistën Women’s Health sqaron se si vjen deri te mungesa e prodhimit të pështymës, e cila shërben për pastrimin e baktereve të cilat shkaktojnë aromë të keqe.

“Edhe pse është diçka për të cilën nuk duhet shqetësuar, në disa situata pas një ere jashtëzakonisht të fortë dhe jo të mirë, mund të fshihen disa probleme shëndetësore. Shpesh është një problem me mishrat, të cilat përsëri shoqërohen me sëmundje të zemrës. Mund të ketë infeksione të tilla, si ethe ose probleme gastroenterologjike”, tha Natour.

Nëse dëshironi të liroheni nga kjo erë e keqe në gojë kur zgjoheni nga gjumi, atëherë nevojitet që rregullisht të pastroni dhëmbët me brushë para fjetjes.

Nëse aroma e keqe do të vazhdojë edhe pas kësaj, atëherë rekomandohet vizita te mjeku.

Pasi aty gjenden më së shumti baktere, Natour propozon pastrimin e dhëmbëve për dy deri në tre minuta dhe të shpëlahen më pas.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments