Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa përse bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër vijnë në vendlindje me valixhe...

Ja përse bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër vijnë në vendlindje me valixhe të „Chicorée“

Në ueb faqen e avio kompanisë hungareze „WizzAir“, në mes tjerash është shënuar edhe udhëzimi se secili pasagjer ka të drejtë të marrë me vete një valixhe, në të cilën mund të futen gjashtë pjesë përbërëse, por që nuk e tejkalon peshën prej 32 kilogramësh.

Avio kompania në fjalë pothuajse për çdo ditë ka fluturime në relacionin Bazel – Shkup e relacione të tjera dhe është ndër kompanitë më të lira me të cilën udhëtojnë bashkatdhetarët nga Maqedonia që punojn në Zvicër.

Ende mbetet e paqartë se kujt i është kujtuar i pari, që për udhëzimin e lartpërmendur të marrë me vete një valixhe nga firma e njohur zvicerane e modës bashkëkohore „Chicorée“, e cila përputhet tërësisht me kriteret e kërkuara të aviokompanisë, duke u mundësuar bashkatdhetarëve tanë të udhëtojnë sa më shpeshë dhe të mos çajnë kokën për të blerë valixhe tjetër, në krahasim me valixhen në fjalë, e cila jepet falas gjatë blerjes së mallrave në shitoret e këtij gjiganti të modës, informon „Shtegu.com“.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments