Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa për cilat vendvotime do ankimojë Aleanca për Shqiptarët në Strugë

Ja për cilat vendvotime do ankimojë Aleanca për Shqiptarët në Strugë

Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë 13 ankimime për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë. Siç njoftojnë nga shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët, ankesat kanë të bëjnë për më shumë vendvotime në qytetin e Strugës, por edhe në disa fshatra të cilat janë të banuara vetëm me maqedonas.

“Gjatë ditës së djeshme janë shënuar parregullsi të shumta gjatë mirëmbajtjes së procesit zgjedhor. Duke marrë parasysh këtë, Aleanca për Shqiptarët në Strugë do të paraqes disa ankimime, diku 13, dhe atë brenda në qytet të Strugës, pastaj edhe në disa fshatra maqedonase, siç janë Radozhda, Morovishta, Drasllavica, pastaj edhe në Oktis edhe në Belicë të Poshtme edhe në disa vendvotime tjera ku janë shënuar parregullsi të theksuara të cilat kanë influencuar në rezultatin e zgjedhjeve në Strugë” ka thënë Naim Bajrami nga ASH për TV Shenja.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, më 29 tetor, partitë politike kanë afat prej 48 orësh pas përfundimit të votimit të parashtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Komisioni, nga ana tjetër, është i obliguar që në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48-orësh pas pranimit të saj. Çdo votues të cilit i është shkelur e drejta personale për votim në procedurë mund të shtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 24 orësh prej përfundimit të votimit. KSHZ ka afat prej 24 orëve të vendos për këto ankesa. Dje në KSHZ janë parashtruar katër ankesa prej qytetarëve të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar pasi që qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të shqyrtimit publik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!