Fituesin e zgjedhjeve presidenciale amerikane do ta përcaktojnë një numër i vogël shtetesh, ku pritet një rezultat i ngushtë elektoral.
Ato janë Pensilvania, Miçigani, Uiskonsini, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia.
Të dy kandidatët kanë kombinime të ndryshme për të fituar.
Biden, i cili tashmë ka fituar Arizonën dhe aktualisht është në krye për nga numri i të ashtuquajturve Zgjedhës të Mëdhenj, duhet para së gjithash të marrë një fitore të sigurt në Nevada, ku ai është 2,5 pikë përpara me 80% të votave të numëruara.
Me këtë rezultat ai mund të arrijë kuotën e 270 Zgjedhësve të Mëdhenj me Pensilvaninë, ku mund të shpresojë akoma përmes votimit postar si dhe ndonjë nga shtetet e tjera.
Ose mund të fitojë edhe pa Pensilvaninë, por duke fituar në shtete si Miçigani dhe Uiskonsini, ku përsëri mund të rimëkëmbet falë votimit me postë.
Nëse Biden nuk arrin të marrë Uiskonsinin, atëherë i duhet të fitojë në Xhorxhia ose në Karolina e Veriut, ku marzhi i dizavantazhit shfaqet i rikuperueshëm, veçanërisht në sajë të votimit me postë.
Trump, i cili aktualisht ka më pak votues, përveç se të sigurojë Alaskën, ka nevojë të marrë të paktën katër nga pesë shtetet, ku vota ende nuk është numëruar deri në fund për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.
Trump duhet të sigurojë katër shtete ndërmjet Pensilvanisë, Uiskonsinit, Miëiganit, Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias.
Një mision që për momentin, duke parë projeksionet, nuk duket i pamundur, duke pasur parasysh se presidenti ka një avantazh te, pothuajse, të gjitha shtetet e lëkundura.