Turqia qendrore u godit sonte nga një tërmet i fuqishëm prej 5.1 ballësh.
Banorët e rajonit të Nidge të frikësuar lëshuan banesat e tyre dhe dolën në rrugë për t’i shpëtuar goditjeve tjera eventuale.
Ata që kapën momentin e goditjes shpërndanë videot edhe në rrjetet sociale.
Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Turqia brenda disa muajve është tronditur nga disa tërmete, ku ka pasur edhe viktima.