Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriE dhimbshme/ Nuk i del anestezia, vdes në spitalin privat nëna e...

E dhimbshme/ Nuk i del anestezia, vdes në spitalin privat nëna e dy fëmijëve

Një 39 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital privat në Korçë.

Policia e ka njoftuar ngjarjen e rëndë, ndërsa mësohet se gruaja po i nënshtrohej një operacioni në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia. Ende mbetet për t’u zbuluar shkaku i vdekjes nga rezultatet e autopsisë. Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë një mjek dhe infermiere.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments