Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëJa kush janë tre të rinjtë shqiptarë që ndërruan jetë gjatë garave...

Ja kush janë tre të rinjtë shqiptarë që ndërruan jetë gjatë garave me makinë(FOTO)

T re persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren, në dalje të autostradës drejtimi veri.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:22. Dyshohet se deri tek aksidenti erdhi pas dy vetura ishin duke garuar mes vete.

Aty, njëri nga veturat e ka humbur kontrollin dhe i ka goditur disa persona që ishin duke e përcjellë garën.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare.

Sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit.

May be an image of 3 people and beard

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për aksidentin me vdekje në Prizren.

Në raport thuhet se gjatë ngasjes në autostradë një shofer ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur tre këmbësorë, të cilët kanë vdekur.

Përpos tyre, edhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të cilët ajnë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Aksident trafiku me fatalitet – Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments