JA KUSH JANE REFORMATORET NE FRENGOVE DHE KALISHTE

0
22
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Sot me fillim në orën 18:00 u zhvillua kuvendi zgjedhor i Lëvizjes për reforma në PDSH në nëndegën e Kalishtit.

Në atmosferë të ngrohtë, debatiese dhe Demokratike për Kryetar të Nëndegës u zgjodh Nexhmi Mustafi, ndërsa për kuvendar Zaif Elmazi. Kuvendi përmbyllës për sonte  ishte kuvendi zgjedhor në nëndegën e Frëngovës. Në prani të dhjetëra anëtarëve, në një mirëkuptim dhe zhvillim demokratik emrat e propozuar , për kryetar  Rasim Iljazi dhe për kuvendarë, Ndriçim Musai dhe Myrteza Poshka, morën votëbesimin. Kryetari i Degës Syrija Rashidi, përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi me detaje hapat që do të merren deri në kulmimin , me kongresin e 22 marsit, kongresit te rregullt të VI të PDSH-së.

Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma në PDSH