Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa kush ishte Islam Baftiari, personi që i dha gjithçka Zagraçanit dhe...

Ja kush ishte Islam Baftiari, personi që i dha gjithçka Zagraçanit dhe Shumit!

Islam Baftiari u lind më 8 Nëntor 1936 ne fshatin Zagraçan të Strugës. Rrjedhë nga një familje e varfër fshatare. Që në moshën shtatë vjeçare mbetet pa kujdesjen e babës së tij.

Fëmijërinë e kaloi me shume brenga, varfëri dhe vështirësi ekonomike. E vetme ishte nëna e tij varfanjake por shumë e ndershme, malësore dhe dinjitoze që u kujdes për rritjen dhe shkollimin “e shpresës së vetme”.

Pas Luftës së Dytë Botërore ai në moshën nëntë vjeçare do të regjistrohej në klasën e I-rë të shkollës së parë shqipe- më 16 shkurt 1945, në lokalet e xhamisë së fshatit, pas mbarimit të shkollës fillore me sukses shembullor ai vijon mësimet në tetëvjeçaren “Liria” ne Strugë, katër vite me radhe ai udhëton me dhjetra kilometra rrugë të vështirë me ujë dhe baltë të kënetës së atëhershme. Edhe në ato kushte ai në vitin 1953 me shukses shembullor e kryen edhe tetëvjeçaren.

Edhe përpos vështirësive ekonomike deshira e tij dhe e nënës së tij, ishte që të vijoj mësimet dhe një ditë të bëhej mësues, pasi profesioni i mësuesit flinte në shpirtin e tij. Kështu në vitin 1953 regjistrohet ne shkollën normale “Liria” në Shkup të cilën do ta kryej në vitin 1958 duke u bër kështu intelektuali i parë i fshatit.

Në vitin 1958/59 Islam Baftiari emërohet si mësues në shkollën tetëvjeçare “Ashim Agushi” në Ladorish. Meqë deri atëher nuk mësohej ndonje gjuhë e huaj për mungesë kuadri ati i besohet që të ligjërojë gjuhën frënge. Këtë detyrë mësuesi i ri do ta pranojë pak me rezervë pasi edhe ai për këtë nuk ishte i kualifikuar. Për ta arsyetuar besimin e dhënë, ai në vitin 1963 regjistrohet si student me korespondencë në SHLP në Shkup- grupi i gjuës dhe letërsisë frënge. Mësohet, mësonë, ai me sukses e kreu dhe shkollën e lartë. Me sukses edhe më të madh do ta ushtrojë edhe detyrën e tij profesionale si arsimtar i gjuhës frënge për 37 vjet në të njëjtën shkollë deri në vitin 1993, kur shkon në pension të “dhunshëm” dhe të padëshiruar. Themi kështu pasi sëmundja e rëndë që e kaploj atë e detyroj që ti lëshoj nxënësit dhe profesionin e tij aq të dashur.

Gjatë punës së tij shumëvjeçare dallohej me punën e tij profesionale. Në mësim aplikonte metoda bashkëkohore duke përdorur ndër të parat mjete audio-vizuele që nga vitet e 70-ta.

Veterani i arsimit Islam Baftiari ishte i dashuruar në punën e tij prej arsimtari. Ishte i palodhshëm dhe punonte gjithmonë me entuziazëm të madh. Ish nxënësit e tij flasim me admirim për punën e arsimtarit të tyre, përveç mësimit të rregullt, ai pranë shkollës kishte formuar edhe grupin e aktiviteteve të lira “Dashamirët e gjuhës frënge”, duke arritur rezultate të dalluara si në nivel komunal edhe në atë republikan. Gjithmonë të parët ne garat komunale. Ky grup me sukses ka përfaqësuar shkollën dhe komunën nëpër olimpiadat e gjuhëve të huaj, që në atë kohë mbaheshin nëpër qytetet mbarë Maqedonisë.

Përveç punës si arsimtar Islam Baftiari ka qënë edhe aktivist i dalluar i fshatit Zagraçan dhe Shum. Me punën e tij të palodhshme ka kontribuar në zgjedhjen e shumë problemeve komunale si në ndërtimin e ujsjellsit, ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve, në ngritjen e jetës kulturo-zbavitës, në transformimin e fshatit në përgjithsi.

Më 8 Qershor të vitit 1982, edhe atë do ta preki pak “mjegulla dhe fortuna” e diferencimeve për veprimtari “kundër revolucionare”. Në mesnatën e 8 Qershorit do të arrestohej dhe do të bastisej shtëpia e tij nga policia me preteks se “disponon materiale propagandistik” dhe merret me “veprimtari kundërevolucionare”.

Një përiudhë ishte edhe trajner i Klubit Futbollistik “LIRIA”

Fotografia e K.F. LIRIA Zagraçan Shum
Edhe pse i sëmurë dhe shëndet ligë, ai e ndjente veten se ka një obligim moral ndaj vendlindjes dhe njerëzve me të cilët për më se gjashtë dekada e ndau të mirën dhe të keqen. J’u rrek punës më se tri vjeçare për t’i lënë një dokument të shkruar modest- monografin e këtyre fshatrave “Jeta në gur” e botuar në vitin 1999. Libër nga i cili janë marr të gjitha të dhënat që i posedon Web faqja jonë.

Vitet e fundit të jetës së tij i madhi Islam Baftiari ja kushtoi krejtësisht ndërtimit të Gurit të Gjyshit, duke e bërë atë një vend shumë të lulëzuar dhe një kohësisht edhe vendin më të preferuar të banorëve për të pushuar, jeta e Islam Baftiarit merr fund në nje dit Maji të vitit 2010.
media-splash.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments