Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kush është kryesia e re e forumit rinor të BDI-së

Ja kush është kryesia e re e forumit rinor të BDI-së

Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetari i re, nënkryetaret, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë.
Bashkimit Demokratik për Integrim po ndërton politika mbi parimin e konsensualitetit në parti dhe në shtet.
Duke marrë këtë parasysh, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak.
Si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë konsensuale në mesin e të gjitha organeve partiake, në Kuvendin zgjedhor u propozua dhe miratua kryesia vijuese e forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim:
Riza Nexhbiu, Albon Abduli, Rilind Xheladini, Shpend Ahmeti, Jeton Buqi, Ali Shabani, Udaverdi Saliu, Elton Islami, Miranda Osmani, Arta Axhiu, Besnik Osmani, Xheneti Iseni, Atdhe Taravari, Enes Limani, Muhamed Elmazi, Feti Ziba, Fjolla Aliu, Besmir Asani, Argjend Abazin, Arta Qerimin, Rina Purrinin, Petrit Ademin, Trashigim Asanin, Fitore Ziberi, Egzon Osmani, Armend Fazliu , Shqipe Shaqiri për zëdhënëse, Drilon Lleshi për sekretar, Nexhbudin Nuredini për nënkryetar, Florent Bislimi për nënkryetar, Jetmir Asani për nënkryetar, Valbona Zendeli për nënkryetare si dhe Avni Rrustemi Kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fjalë rasti në këtë ngjarje kishte Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, si dhe mysafir nderi në cilësinë e folësit motivues për rininē ishte z. Erion Veliaj, kryetar i Tiranës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments