Monday, March 27, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeOpinion''JA FUTET KOT DHE JU LATINE''

”JA FUTET KOT DHE JU LATINE”

 

Nga Lebit Murtishi

,,Ja futët kot dhe ju latinë”… (sarkazëm historike) 1. Po të shikojmë paanshmërisht procesin e gjatë të evolucionit, që shndërroi me sukses sojin e vjetër të majmunit në soj të ri politikanësh, nga kjo distancë historike, kur s’dihet më e s’do të dihet – kush është majmuni e kush i biri, duhet të thuhet fare hapur, hapur dhe me bindshmëri majmuni:,,Ja futët kot dhe ju latinë”!..Filozofia juaj e vjetër: ,,Verba volant, scripta manent” (,,fjalët i merr era, shkrimet mbeten), po s’pranoi evolucionin, po s’mori kuptim të ri: ,, Fjalët mbeten, shkrimet i merr era”, do përngjajë budallakisht me një sarkazëm historike!.. 2. Shkruhet se ,,në çastin që humbet lirinë një popull, i ka të ligjshëm mjetet e luftës, dhe duhet t’i jepet ndihmë e armë që të kthejë lirinë në vend”!..Kështu shkruhet e vuloset në dokumentet më relevante të institucionit më relevant të botës së re moderne; që me sarkazëm historike mban emrin më të premtueshëm: ,,Organizata e Kombeve të Bashkuara”!.. 3. Dhe shkrimet i përlan era, mbeten fjalët: Në çastin që humbet lirinë një popull, i ka të ligjshëm ligjet e vdekjes, të ikjes e të shpërnguljes…Dhe duhet t’i jepet ndihmë e armë, dhe i jepet ndihmë e armë, në emër të lumturisë njerëzore, pushtuesve gjakatarë…,,Ja futët kot dhe ju latinë”… Lebit Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments